Shillovë e Gjilanit, një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij NULL NULL 05.08.2024 11:00 05.08.2024 11:00 Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shillovë të Gjilanit. Sipas dëshmitarëve viktima, nuk kishte dalë nga shtëpia për tri ditë. Policia njofton se me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv