Shikoni befasinë që 82 vjeçari i bëri gruas së tij (FOTO) NULL NULL 19.09.2016 16:02 19.09.2016 16:02 Rreth 14 mijë Euro, është bilanci përfundimtar që një 82 vjeçar, pagoi që t’i blejë dhuratë bashkëshortes së tij. Bëhet fjalë për ish- pilotin Ken Morgan dhe gruan e tij Shirley, e cila kohë më parë në vitet 1956, punonte konduktore në autobusin urban të Gloucester dhe Cardiff. Në kohën kur çifti u njoftuan, ishte periudha në të cilët zonja Shirley, punonte në autobusin e linjave në Cardiff, që i cili më vonë ishte hedhur në koleksionin e muzeve të autobusëve në Angli, shkruan britanikja express.co.uk, përcjellë Klan Kosova. Por ideja del të jetë kaq romantike sa që shuma e parave nuk vlen as të diskutohet. Dhurata ishte pikërisht autobusi në të cilin më parë çifti ishin njoftuar dhe udhëtuar në kohë gjatë gjithë ditëve të tyre të rinisë. Autobusi i kombinuar në të kuq e në të bardhë, dikur kishte bashkuar 18 vjeçaren Shirley si dhe 22 vjeçarin Morgan, që sot e asaj dite kujtojnë dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Sipas ish-pilotit, koha të cilën e kishte kaluar me tashmë gruan e tij 78 vjeçare, ishte përtej bukurisë. Ken, dikur kishte lënë edhe forcat ajrore për të qenë sa më afër zonjës Shirley, e që kalonte kohën si stërvitës i ngasësish autobusësh, shkruan britanikja express.co.uk, përcjellë Klan Kosova. Që të dy atë kohë ishin takuar në autobus për herë të parë, para se të dilnin në takimin e tyre të parë si çift.