Sherr me sende të forta mes dy personave në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital NULL NULL 22.08.2024 17:34 22.08.2024 17:34 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Një sherr me sende të forta mes dy shoferëve ka ndodhur sot në Tiranë, njëri prej të cilëve ka përfunduar në spital. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe është gjetur një armë zjarri. “Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta mes dy shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta njëri prej tyre, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore”. “Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.