Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sherr masiv në finalen e Campeonato Mineiro, 23 futbollistë ndëshkohen me karton të kuq

NULL NULL
09.03.2026 16:39

Një përleshje masive mes futbollistëve të Cruzeiro dhe rivalëve lokalë Atletico Mineiro ka përfunduar me plot 23 kartonë të kuq, pas incidentit që shpërtheu në finalen e Campeonato Mineiro në Brazil.

Ngjarja ndodhi të dielën në Belo Horizonte, në minutat shtesë të ndeshjes që përfundoi me fitoren 1:0 të Cruzeiros.

Shkëndija e konfliktit erdhi kur portieri i Atleticos, Everson, rrëzoi me një ndërhyrje të fortë mesfushorin Christian, pasi ky i fundit u përplas me të gjatë tentativës për të fituar topin që portieri e kishte lëshuar.

Pas përplasjes, Everson u ul mbi Christianin dhe filloi t’i bërtiste ndërsa ushtronte presion mbi shpinën e tij. Ky veprim shkaktoi reagim të menjëhershëm nga futbollistët e Cruzeiros, të cilët e shtynë portierin drejt rrjetës së portës, duke ndezur një sherr të madh në fushë.

Përleshja që nisi pranë portës u përhap edhe në pjesën tjetër të fushës, ku lojtarët u panë duke goditur, shtyrë dhe grushtuar njëri-tjetrin, ndërsa stafi i sigurisë dhe zyrtarët u përpoqën t’i ndanin. Në konflikt u përfshinë gjithashtu edhe lojtarët nga stoli dhe pjesëtarë të stafit teknik.

Sipas raportimeve, ndeshja u përfundua pa kartonë të kuq në moment, por më vonë gjyqtari i dha 23 kartonë të kuq në mënyrë retrospektive – 12 për lojtarët e Cruzeiros dhe 11 për ata të Atlético Mineiro.

lajme të ngjashme