Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë NULL NULL 22.03.2020 11:25 22.03.2020 11:25 Në Kosovë ka ndërruar jetë një person si pasojë e prekjes me koronavirus, njëheri është edhe viktima e parë në vend. IKSHPK bën të ditur se Klinika Infektive informoi sot sepacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje në ora 9:00. “Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2”. “Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive. Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftim.