Shënohet rekordi i ri botëror i hedhjes nga lartësia NULL NULL 01.08.2015 16:39 01.08.2015 16:39 Një rekord i ri botëror për formacionin vertikal më të madh ndonjëherë të hedhjes nga lartësia, është shënuar në Ottawa të Illinois, nga 164 fluturues, të cilët e krijuan formën e lules në qiell, transmeton Klan Kosova. Grupi lehtësisht e mundi rekordin e kaluar, i vendosur nga 138 parashutistë në vitin 2012. Pas vetëm disa sekondash të formimit, parashutistët u ndanë për të zbritur në tokë në mënyrë të sigurtë.