Shënohet Dita e Matematikës me aktivitet që synohet të bëhet tradicional (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 14.03.2023 20:44 nga Qendresa Bellagoshi 14.03.2023 20:44 Dita e Matematikës në Kosovë për herë të parë u shënua me një festival që synohet të bëhet tradicional. Profesori, Qëndrim Gashi, thotë se këto forma të organizimit do të shërbejnë për tu ndërruar këndvështrimi për këtë shkencë, e cila do pasurohet edhe me art e rekreacion. Nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë u deklaruan se ky vit do jetë i matematikës, derisa do përcillet edhe me aktivitete të shumta, njofton KlanKosova.tv. 14 marsi nga tash do jetë edhe Dita e Dhkollës për Gjimnazin e Specializuar të Matematikës. Në organizimin e shënimit të kësaj dite u ndanë edhe disa certifikata për nxënës e pjesëmarrës që garuan në disa kategori. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.