Shenjat se i dashuri juaj nuk po i’u përkushtohet NULL NULL 23.11.2016 12:30 23.11.2016 12:30 Young couple having some problems on the date. Përkushtimi është një gjë e frikshme për shumë nga njerëzit e rinj. Ndërsa kjo bëhet edhe më e “frikshme” në një lidhje. Nëse në një lidhje dashurie ka mungesë përkushtimi ndaj njëri tjetrit nga njëra palë ose pala tjetër atëherë gjërat komplikohen edhe më shumë. Por kjo gjë kryesisht sipas studiuesve është më e shprehur te meshkujt andaj në një lidhje të tillë, femrat janë konfuze dhe nuk e dijnë se ku qëndrojnë në këtë relacion dhe për më tepër shtohen edhe pikëpyetjet për të ardhmen, transmeton Klan Kosova. Më poshtë ju sjellim disa nga shenjat nëse një mashkull ka mungesë përkushtimi ndaj femrave. Ai asnjëherë nuk i përmend ish të dashurat e tij Ai udhëton shumë…ndoshta tepër. Ai nuk është djali i një lidhje stabile dhe serioze Ai gjen arsyetime të ndryshme për të mos dalë në një takim tipik dashurie Ai nuk ka shokë shumë të ngushtë me të cilët ndan gjëra Ai nuk preferon të kalojë natën tek ti ose anasjelltas Nuk dëgjon nga ai për disa ditë të tëra Ai është i dashur dhe i afërt kur jeni bashkë ndërsa i ftohtë kur jeni larg Ai nuk të merr me vete në festa familjare as në dasma Ai e kthen në humor sa herë që ti e përmend një lidhje më serioze Ai dëshiron marrëdhënie seksuale…shpesh