Shenjat që tregojnë se ai/ajo po ju tradhton NULL NULL 13.02.2017 16:00 13.02.2017 16:00 Burrat dhe gratë që janë në lidhje të gjatë, i frikësohen një gjëje, që partneri mund t’i tradhtojë. Jo të gjithë tradhtojnë në mënyrën e njëjtë, por sipas ekspertëve të lidhjeve të gjithë tradhtarët kanë disa veti të përbashkëta. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga shenjat që mund t’iu tregojë që partneri ose partnerja është duke ju tradhtuar. Humbin interesin në seks Nëse partneri juaj ka humbur interesin në seks, atëherë kjo gjë duhet t’ju shqetësojë. Këtë gjë sipas eksperten Jean Marie, mund ta kuptosh vetëm kur fillon ta puthësh. Kontrollon shumë telefonin Nëse ai ose ajo ka telefonin me kod ose e shikon atë fshehtas jush, atëherë kjo mund të jetë një prej shenjave që partneri është duke ju tradhtuar. Papritmas ai ose ajo qëndron më gjatë në punë Ky është një trik i vjetër, pra justifikimi që po qëndron në punë. Sipas Marie nëse ai ose ajo papritur ka ‘rritur’ kohën që po qëndron në punë, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e tradhtisë.