Shenjat paralajmëruese se jeni shtatzënë NULL NULL 22.01.2019 12:00 22.01.2019 12:00 Kohë më parë konfirmimi i një shtatzënie nuk ishte aq i lehtë sa në ditët e sotme. Tani mënyra më e thjeshtë është testi i shtatzënisë, por para se të vijmë tek ai hap ekzistojnë disa shenja paralajmëruese që jeni shtatzënë, transmeton Klan Kosova. Shenja e parë është lodhja e tepër madje edhe nëse nuk bëni asgjë, ndryshimi në gjoks, ndjeshmëri e lehtë e nuhatjes, urinimi i shpeshtë, kokëdhimbje, gazra, ndryshim i humorit e shumë të tjera. Të gjitha këto shenja paralajmëruese vijnë nga ndryshimet hormonale që ndodhin kur mbesni shtatzënë.