Shenja e horoskopit ju tregon çfarë tatuazhi duhet të bëni NULL NULL 12.11.2016 22:30 12.11.2016 22:30 Tatuazhet duket se i ndajnë njerëzit në dy grupe. Nëse jeni në rradhët e atyreve që i pëlqejnë, tatuazhet e mëposhtme do t’ju bëjnë për vete e për ata që duan të udhëhiqen nga astrologjia. Fotografitë e mëposhtme përmbledhin tatuazhet sipas shenjave të horoskopit. Dashi Për këtë shenjë të fortë e të guximshme e përshtatshme do të ishte një shigjetë. Karakterizoheni nga forca konkurruese dhe duket se nuk ju thyen asgjë. Demi Jeni të dashuruar pas jetës dhe gjërave të bukura. Pushimet janë pika juaj e dobët ndaj një palmë do të ishte perfekte.Jeni sentimentale dhe romantikë kështu që një zemër nuk do të ishte ide e keqe. Binjakët Jeni gati për të fluturuar në çdo moment. Zogjtë, krahët dhe pendët prezantojnë butësi e shpirtit tuaj. Gaforre Jeni të qëndrueshëm e njerëz paqësor. Familja vjen e para për ju. Provoni një spirancë, rrahje zemre, apo emrat e të dashurve. Luani Jeni prijës te lindur e doni të jeni në qendër të vëmendjes. Një kurorë ose një luan është tatuazhi që juve do t’ju rrijë më mirë në trup. Virgjëresha Gjithmonë të menduar e kritikë. Preferoni tatuazhet gjeometrike me shumë linja të ndërlikuara . Peshorja Shumë të lidhur me personat e zemrës, tatuazhet njësoj me personin më të afërt është tatuazhi më i bukur që mund të bëni. Akrepi Ju jeni të drejtuar nga pasioni. Një trëndafil është simboli i dëshirat tuaja të shumta. Shigjetari Mendojmë se të gjitha hartat e botës dhe koordinatave gjeografike mund të jenë të vulosura në trupin tuaj sepse ju pëlqeni të udhëtoni. Bricjapi Ju jeni një njeri që kiarakterizoheni nga qëndrueshmëria. Punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja ndaj rrënjët e një peme do të ishte tatuazhi që ju personifikon. Ujori Humanitarë që dëshironi një botë e një vend më të mirë, Një tatuazh i përshtatshëm për ju do të jetë mandala, një simbol i university. Peshqit Ju jeni një shenjë uji dhe jeni pak te vështirë për t’u përcaktuar. Jeni të butë dhe njerëz ëndërrimtarë. Fluturat, njëbrirëshat dhe krijesat mitike ju shkojnë përshtat.