Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së shpreh shqetësim për rritjen e tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit NULL NULL 07.05.2025 18:19 07.05.2025 18:19 ARKIV: E nominuara për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, thotë se është e shqetësuar për tensionet në rritje midis Indisë dhe Pakistanit. Ajo u tha gazetarëve se blloku po përpiqet të “ndërmjetësojë dhe të ulë tensionet” përpara një takimi joformal të ministrave të jashtëm evropianë në Varshavë. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, thotë se “paqja, diplomacia dhe përmbajtja duhet të mbizotërojnë” në një postim në X, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.