Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i shtabit të PDV: Mbështetja e Kurtit për Sinanin e Mustafin, e pagabueshme

NULL NULL
29.05.2024 16:10

Shefi i shtabit të Partisë Demokratike për Veprim, Shpëtim Haliti, e ka cilësuar si të pagabueshme mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti, për kandidaten për të paren e Preshevës, Ardita Sinanin dhe të parin e Bujanocit, Ragmi Mustafin.

Haliti tha se Kurti ka tentuar ta bashkojë faktorin politik shqiptar në Luginë, e sidomos, sipas tij, në zgjedhjet parlamentare, por siç tha, ishin dy subjekte politike të cilat e anashkaluan dhe e shanin kryeministrin e Kosovës.

“Zgjedhja e kryeministrit Kurti si këshilltarë që i ka zgjedhur, Sinanin dhe Mustafin, për banorët e Luginës është shumë e rëndësishme sepse janë dy njerëz nga këtu që e njohin situatën në terren dhe i dinë të gjitha problematikat me të cilat përballen qytetarët e këtij vendi dhe i adresojnë në Qeverinë e Kosovës”, tha ai në “Kosova Today”, njofton Klankosova.tv.

Ai, tutje e quajti edhe logjike mbështetjen e Kurtit ndaj dy këshilltarëve të qeverisë të cilën ai e udhëheq.

lajme të ngjashme