ShBA: Vendimi i GJND-së është në përputhje me qëndrimin e administratës Bidenit NULL NULL 26.01.2024 19:26 26.01.2024 19:26 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. REUTERS Departamenti amerikan i Shtetit tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është në përputhje me qëndrimin e administratës Biden se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët. “Ne vazhdimisht e kemi bërë të qartë se Izraeli duhet të marrë të gjithë hapat e mundshëm për të minimizuar dëmtimet civile, për të rritur rrjedhën e ndihmës humanitare dhe për të adresuar retorikën çnjerëzore”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, njofton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Vendimi është gjithashtu në përputhje me pikëpamjen e SHBA-së se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe”të ndërmarrë veprime për të siguruar që sulmet e 7 tetorit të mos përsëriten, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë tutje ai.