Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

 ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

NULL NULL
11.04.2026 20:51

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se dy shkatërrues me raketa të telekomanduara të Marinës Amerikane kanë kaluar sot ngushticën e Hormuzit.

Në një deklaratë për X, thuhet se kjo bëhet për të siguruar që rruga ujore të jetë e pastër nga minat detare të vendosura nga Irani. Ajo i përmend dy shkatërruesit si USS Frank E Petersen dhe USS Michael Murphy, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Komandanti i Centcom-it, Admirali Brad Cooper, thotë në një deklaratë për X: “Sot, filluam procesin e krijimit të një kalimi të ri dhe së shpejti do ta ndajmë këtë rrugë të sigurt me industrinë detare për të inkurajuar rrjedhën e lirë të tregtisë”.

 

lajme të ngjashme