Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSK dhe FARSH forcojnë bashkëpunimin në logjistikë dhe emergjenca civile

NULL NULL
18.06.2026 14:04

Një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar vizitë zyrtare në Komandën Mbështetëse të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy forcave.

Sipas një njoftimi, gjatë vizitës, delegacioni u prit nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij, ku u zhvilluan takime profesionale të fokusuara në fushën e logjistikës, trajnimeve dhe emergjencave civile.

Delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me misionin, strukturën organizative dhe kapacitetet e Komandës Mbështetëse, si dhe të vizitojë kapacitetet logjistike dhe ato të emergjencave civile, duke u informuar në detaje mbi organizimin, pajisjet dhe procedurat që përdoren në mbështetje të operacioneve ushtarake dhe menaxhimit të situatave emergjente.

Takimet u karakterizuan nga shkëmbimi i përvojave profesionale dhe diskutimet për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në logjistikë dhe Emergjenca Civile, trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale.

Vizita u zhvillua në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

lajme të ngjashme