Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me mijëra vota për gratë: Kush i kryeson listat e partive?

NULL NULL
18.06.2026 15:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) del e para me 47.13% të votave, e ndjekur nga PDK me 19.44%, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

Në bazë të rezultateve të publikuara, gratë më të votuara në secilën nga partitë kryesore janë si më poshtë:

Te LVV dominojnë me vota Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Top 5 gratë më të votuara nga LVV:

Albulena Haxhiu – 113,998 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 92,690 vota

Mimoza Kusari-Lila – 61,638 vota

Shqipe Mehmeti Selimi – 45,073 vota

Saranda Bogujevci – 28,608 vota

Te PDK me vota stabile prijnë Vlora Çitaku dhe Sala Jashari.

Top 5 gratë nga PDK:

Vlora Çitaku – 40,078 vota

Sala Jashari – 37,798 vota

Ganimete Musliu – 29,627 vota

Besa Kabashi Ramaj – 21,923 vota

Blerta Deliu-Kodra – 18,528 vota

Te LDK, bie në sy fuqishëm Vjosa Osmani me diferencë të madhe ndaj deputeteve të tjera.

Top 5 gratë nga LDK:

Vjosa Osmani Sadriu – 83,014 vota

Doarsa Kica-Xhelili – 60,156 vota

Hykmete Bajrami – 47,701 vota

Jehona Lushaku Sadriu – 23,080 vota

Albena Reshitaj – 17,639 vota

Te Aleanca, votat janë më të shpërndara dhe më të ulëta në përgjithësi. Time Kadrijaj del dukshëm e para me 16 mijë e 785 vota.

Top 5 gratë nga Aleanca:

Time Kadrijaj – 16,785 vota

Albana Bytyqi – 9,677 vota

Teuta Haxhiu – 8,712 vota

Diellza Kukaj – 6,482 vota

Fitore Hulaj – 3,052 vota

Këto rezultate tregojnë renditjen e grave më të votuara brenda partive kryesore në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme