Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masakrat në Kosovë, Selimaj: Nga ndërkombëtarët na kërkohej ta “rrotullonim faqen” (VIDEO)

NULL NULL
18.06.2026 14:07

27 vjet pas Masakrës së Reçakut, pesë ish-pjesëtarë të forcave serbe janë dërguar në paraburgim nga autoritetet kosovare, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.

Gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri, i cili përmes dokumentarit në emisionin “Mat” ka shpërfaqur dëshmitë e të mbijetuarve të kësaj masakre, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Kosova Today”, Zeqiri tregoi edhe për përjetimet e familjarëve të të vrarëve në këtë masakrës, ndërsa shtoi se ngritja e aktakuzës pas 26 vitesh lidhur me këtë rast, sipas tij, flet shumë.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në Klan Kosova deklaroi se në institucionet e Kosovës, sipas tij, mund të ketë njerëz që kanë ndihmuar Serbinë në luftën ndaj Kosovës.

Sa i përket nxjerrjes në dritë të krimeve serbe në Kosovës, Abedin Selimja nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, ka thënë se vendi s’ka bërë mjaftueshëm në zbardhjen e të vërtetës.

Krimet e luftës nuk vjetrohen, nuk parashkruhen. Mirëpo se a do të marrin viktimat, familjet, apo edhe ne si popull i Kosovës drejtësinë e merituar, unë jam bukur skeptik. Sa kemi qenë duke punuar te instituti, kemi pasur vizita të ndryshme ndërkombëtare, grupe, individë të caktuar, dhe kërkesa e tyre ka qenë ‘rrotullojeni faqen’”, u shpreh ai në Klan Kosova.

lajme të ngjashme