22:24, 26 Mars 2020

Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit  të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kanë dalë më një deklaratë të përbashkët rreth Kosovës.

Të tre thonë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Amerika është me popullin e Kosovës. Mirënjohje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për profesionistët shëndetësorë dhe të tjerëve që po punojnë shumë, në këtë rrezik të madh, për të reduktuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë pasigurie, në nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo Qeveri që formohet përmes procesit kushtetues”, nis qëndrimi.

“Përveç kësaj, ne vazhdojmë të thërrasim liderët kosovarë që ta heqim plotësisht tarifën. Besojmë që tarifat dëmtojnë qytetarët e Kosovës dhe pengojnë bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë vonesat për hyrjen e furnizimeve në Kosovë dhe pengojnë rritjen ekonomike”.

“Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç disa spekulojnë. I Dërguari Special i Presidencës, Richard Grenell kurrë s’ka parë as që ka diskutuar për këtë plan të tillë. Qeveria e SHBA-së është e fokusuar në mbështetjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura së fundmi, mbi hekurudhat, autostradat dhe ato të transportit ajror në mes të Kosovës dhe Serbisë  që synim kanë përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e një momentumi ekonomik. Ne besojmë se kjo do t’i jepte energji procesit të dialogut dhe që mund të çojë në njohje reciproke”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë