Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ozkan Ulutash: Mbështetja jonë për FSK-në mbetet brenda mandatit të saj origjinal (VIDEO)

NULL NULL
25.07.2026 17:31
Foto: U.S. Army

Kreu i misionit të KFOR-it, komandanti Ozkan Ulutash, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, foli për mbështetjen që misioni që ai e drejton do të ketë ndaj Ushtrisë së Kosovës në të ardhmen.

“Pikë së pari, KFOR-i veçse ka një koordinim të gjatë dhe të ngushtë dhe efektiv me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in si reagues të sigurisë. Ky bashkëpunim është thelbësor për të vazhduar, siguruar dhe garantuar një mjedis që qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Sa i përket FSK-së, mbështetja jonë mbetet e fokusuar në mandatin e forcës që është origjinal për mbrojtje civile. Kjo realizohet kryesisht përmes një strukture të veçantë dhe plotësuese të udhëhequr nga NATO që quhet Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s që është i bashkëvendosur në selinë e KFOR-it në kampin Film City”, u shpreh komandanti i KFOR-it.

Ai shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Ndër të tjera, ai foli edhe për një stërvitje të përbashkët që KFOR-i ka zhvilluar së fundmi me misionin EULEX, të quajtur “Golden Sabre 2026”.

Ulutash tha se “kjo stërvitje na mundësoi të testojmë të gjitha kapacitetet për menaxhimin e krizave, aftësive dhe procedurave në një sërë skenarësh të sigurisë, përfshirë edhe ato që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse dhe mjeteve të rrezikshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme