Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca mobilizon burime të paprecedenta ushtarake për të luftuar zjarret

NULL NULL
25.07.2026 17:13

Forcat e Armatosura të Francës kanë njoftuar se deri të shtunën në mbrëmje do të angazhohen njw mijw e 500 ushtarakë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve të mëdha, shkruan BBC.

Pas një mbledhjeje për krizën, autoritetet deklaruan se është vënë në zbatim një mobilizim “i paprecedentë” i burimeve, ndërsa numri i personelit do të përshtatet vazhdimisht sipas zhvillimit të situatës.

Ushtarakët do të ndihmojnë në evakuimin e banorëve, mbrojtjen e shtëpive, si dhe në sigurimin e ushqimit, ujit dhe transportit për personat e zhvendosur.

Gjithashtu, ushtria ka vënë në dispozicion helikopterë dhe mjete ajrore për shuarjen e zjarreve, përfshirë edhe një avion bombardues me ujë.

lajme të ngjashme