SHBA nis valën e sulmeve ajrore ndaj Huthëve të Jemenit NULL NULL 16.03.2025 07:26 16.03.2025 07:26 SHBA ka nisur një valë “vendimtare dhe të fuqishme” sulmesh ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen, ka thënë presidenti Donald Trump, duke përmendur si arsye sulmet e grupit të armatosur ndaj anijeve në Detin e Kuq. “Të financuar nga Irani, banditë Houthi kanë gjuajtur raketa në aeroplanët amerikanë dhe kanë vënë në shënjestër trupat dhe aleatët tanë”, shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”, duke shtuar se “pirateria, dhuna dhe terrorizmi” i tyre kishin kushtuar “miliarda dollarë” dhe kishin vënë jetë në rrezik, transmteon Klankosova.tv Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën 31 njerëz u vranë dhe 101 të tjerë u plagosën në sulmet. Grupi – i cili filloi të synojë anijet në përgjigje të luftës Izrael-Hamas në Gaza – tha se forcat e tij do t’i përgjigjen sulmeve të SHBA.