Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja thotë se Izraeli mund ta ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza me armët amerikane

NULL NULL
10.05.2024 23:52
State Department
State Department

Qeveria Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se Izraeli mund ta ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza, duke përdorur armët amerikane.

Në një raport të Departamentit të Shtetit, sipas BBC-së, vuhet në dukje se qeveria amerikane nuk ka informacion të plotë në vlerësimin e saj se a e ka shkelur Izraeli ligjin ndërkombëtar humanitar.

Kjo për shkak se sipas raportit, Hamazi ka përdorur infrastrukturën civile për qëllime ushtarake dhecivilët si mburoja njerëzore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në raport bëhet e ditur se duke pasur parasysh mbështetjen e konsiderueshme të Izraelit në armët e prodhuara në ShBA, ka të ngjarë se ato janë përdorur në disa raste në shpërputhje me të drejtat ndërkombëtare humanitare.

Departamenti i Shtetit zbuloi gjithashtu se, pavarësisht se Izraeli nuk bashkëpunoi plotësisht me përpjekjet e SHBA për të dërguar ndihma humanitare në Gaza në muajt e parë pas fillimit të konfliktit, aktualisht nuk vlerëson se Izraeli po ndalon ose kufizon transportin e furnizimeve me ndihma.

 

lajme të ngjashme