SHBA-ja raporton më shumë se 161 mijë raste të reja me COVID-19 NULL NULL 18.11.2020 10:16 18.11.2020 10:16 Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 161.934 infeksione të reja me koronavirus dhe 1,707 vdekje të reja të martën, sipas Universitetit Johns Hopkins. Vendi ka raportuar gjithsej të paktën 11 milionë e 357 mijë e 322 raste dhe 248,672 vdekje, sipas vlerësimit të universitetit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.