ShBA-ja miraton planin për sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin NULL NULL 02.02.2024 09:49 02.02.2024 09:49 Avion ushtarak i ShBA-së Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një plan për të sulmuar objektivat e lidhura me Iranin në Irak dhe Siri. Kjo po cilësohet nga analistët si hakmarrje për vrasjen e tre ushtarëve, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. Transmetuesi amerikan CBS News raporton se Shtëpia e Bardhë miratoi planin për shënjestrimin e personelit dhe objekteve iraniane brenda dy vendeve në përgjigje të sulmit me dron të dielën në bazën Tower 22 pranë kufirit midis Sirisë dhe Jordanisë.