Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja i pauzon dërgesat e bombave për Izraelin pas shqetësimeve për Rafahun

NULL NULL
08.05.2024 09:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pauzuar dërgesat e bombave për Izraelin pas shqetësimeve që ato mund të përdoren në Rafah, sipas një zyrtari amerikan.

Dërgesat, të cilat u ndalën javën e kaluar, përfshijnë një mijë e 800 bomba që peshojnë nga  900 kilogramë dhe një mijë e 700 bomba që peshojnë 680 kilogramë.

“Ne jemi posaçërisht të përqendruar në përdorimin e bombave 900-kilogramëshe dhe impaktin që ato mund ta kenë në vendet e dendura urbane siç i kemi parë në pjesët tjera të Gazës”, ka thënë zyrtari amerikan.

CNN-i kishte raportuar gjatë fundjavës që një dërgesë e municioneve në Izrael ishte pauzuar, por arsyeja kishte qenë e paqartë.

Udhëheqësit izraelitë kanë paralajmëruar që disa javë që një pushtim i qytetit jugor të Gazës, Rafah, do të ngjajë në një moment në të ardhmen, edhe pse ShBA-ja dhe të tjerët kanë deklaruar publikisht që një operacion i këtillë tokësor nuk duhet të ndodhë.

Mirëpo, të hënën Izraeli ndërmori një operacion “të kufizuar” në Rafah duke e marrë kryqëzimin e kufirit me Egjiptin, e që është qenësor për ndihmat humanitare për banorët e Gazës.

lajme të ngjashme