ShBA i bën presion Gjeorgjisë që të heqë ligjin për “agjentët e huaj” NULL NULL 25.05.2024 21:35 25.05.2024 21:35 Foto nga Euronews Ligjvënësit në Uashington po paraqesin dy projektligje të ngjashme që synojnë të bindin qeverinë gjeorgjiane të heqë dorë nga një “ligj rus”. Ligji detyron mediat dhe OJQ-të të regjistrohen si “agjentë të huaj” nëse marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre jashtë vendit, raporton euronews, transmeton Klankosova.tv. Ligji u miratua së fundmi në Gjeorgji, pavarësisht protestave masive.