SHBA e rikthen skulpturën e vjedhur budiste në Pakistan NULL NULL 28.04.2016 11:50 28.04.2016 11:50 SHBA e ka kthyer një skulpturë të lashtë budiste për në Pakistan, prej ku ishte vjedhur në vitin 1980. Skultpura që ka gjurmët e këmbëve të Budës së bashku me simbolet fetare, ishte marrë nga lugina Swat dhe është kontrabanduar për në SHBA. Ajo pritej që në ankand të shitej për një milionë dollarë, por kjo gjë u ndalua nga autoritetet në New York, transmeton Klan Kosova. Prokurorët e New Yorkut ia kanë rikthyer skulpturën Zëvendës Shefit të Misionit, Rizwan Saeed Sheikh të mërkurën. Sheikh ka thënë se kjo skultpurë është një element i rëndësishëm i kulturës dhe historisë së Pakistanit.