SHBA: AstraZeneca është e sigurtë, efikasiteti i vaksinës është 79 përqind NULL NULL 22.03.2021 09:31 22.03.2021 09:31 AstraZeneca është konfirmuar se është e sigurtë dhe shumë efektive kundër COVID-19. Mbi 32 mijë vullnetarë kanë marrë pjesë në testimin që është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Kili dhe Peru. Rezultatet e dala tregojnë për efikasitetin e lartë të kësaj vaksine. AstraZeneca sipas këtyre rezultateve është 79 përqind efikase. Rezultatet u publikuan nga kompania britanike/suedeze AstraZeneca, e cila ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Ato pritet t’i inkurajojnë disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca-s, pas disa raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku. Pas një rishikimi, Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar javën e kaluar se vaksina është e sigurt dhe efektive. AstraZeneca nuk është autorizuar ende për përdorim në SHBA dhe mund të mos nevojitet. Në Shtetet e Bashkuara aktualisht përdoren tri vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson, raporton Washington Post përcjell Klan Kosova.