Shaqiri e Rrudhani në formacionin e javës në Zvicër NULL NULL 17.12.2024 16:19 17.12.2024 16:19 Futbollistët nga Kosova po vazhdojnë shkëlqimin në Superligën e Zvicrës. Dy nga ta, Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani, janë futur në formacionin e javës së 18-të. Ata ishin protagonistët kryesor të skuadrave të tyre. Ndonëse Baseli i tij humbi 0:1 nga Grasshoppers, Shaqiri ishte më i miri në fushë dhe e mori notën 8,4, njofton faqja Sofascore transmeton Klankosova.tv Shaqiri i ka realizuar pesë gola dhe i ka dhuruar tetë asistime në 14 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Zvicrës deri tash. Krahas tij, në ekipin ideal të javës në ligën elitare zvicerane u fut edhe Donat Rrudhani. Futbollisti i Kosovës bëri paraqitje të jashtëzakonshme me Luzernin, ndërsa u zgjodh edhe lojtari më mirë i javës në krejt superioren zvicerane. Rrudhani, e mori notën 9,4, ndërsa e shënoi një gol dhe asistoi një herë në fitoren spektakolare të Luzernit me rezultat 4:2 ndaj Winterthurit në udhëtim. Mbrojtësi i majtë i Kosovës i ka realizuar pesë gola dhe i ka bërë tre asistime në 16 ndeshje të luajtura në Superligën zvicerane këtë sezon deri tash.