Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: VV-ja po e mban peng Kuvendin dhe e po e përshkallëzon situatën (VIDEO)

NULL NULL
23.07.2025 09:26

Analisti politik Azdren Shala ka folur për ngërçin politik në vend që u shkaktua me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin Ora Shtatë të Klan Kosovës, ai ka thënë se fajin për këtë e ka Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partitë opozitare.

“Ndërrimi i formës së votimit për kryetaren e Kuvendit brenda një seance sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit është e papranueshme”.

“Çka po bëjnë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk po duan të shkelin as Rregulloren e Kuvendit dhe as Aktgjykimin e Kushtetueses”.

“Këtu i vetmi subjekt politik që po e përshkallëzon krizën po e mban peng Kuvendin duke e shkelë çdo lloj norme e ligji është Lëvizja Vetëvendosje. Këto fabula se opozita është fajtore janë skenare të LVV-së”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme