Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Nëse Kurti u jep disa ministri opozitës në marrëveshjen për presidentin, kush garanton se nuk i shkarkon?

NULL NULL
07.04.2026 13:50

Kosova ka hyrë në tri javët vendimtare për zgjedhjen e çështjes së presidentit.

Takimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, u diskutua sot edhe në emisionin Kosova Today, në Klan Kosova.

Analisti Azdren Shala, kritoi ashpër partitë e opozitës sepse sipas tij nuk po mësojnë nga përvoja. Ai përmendi edhe rastin e shkarkimit të Agim Veliut.

Ai thotëse qëllimi i Kurtit nuk është zgjedhja  e kësaj çështjeje, por ndarja e fajësisë.

“Hajde po hyjnë në marrëveshje, po ua jep disa ministri PDK-së ose LDK-së, këtë po e duan këta. Kush i garanton këtyre që pas 1 muaji nuk i shkarkon?”, deklaroi Shala.

E me këtë mendim u pajtua edhe analisti tjetër Avni Arifi, i cili tha se logjika politike nuk ekziston më.

“Është një situatë pothuajse e fallit se çka do të ndodhë“, tha Arifi.

Ndiqni debatin në studio me panelistët e ftuar.

lajme të ngjashme