Shala i ashpër: Vetëvendosje më terroriste se Lista Serbe, e gjuajti Kuvendin me zollë (VIDEO) NULL NULL 25.08.2025 15:07 25.08.2025 15:07 Analisti Azdren Shala në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Historiani Asdren Shala ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje duke e cilësuar atë si më të rrezikshme sesa Lista Serbe. Shala në tone të ashpra në Kosova Today, u shpreh ndër tjera se Vetëvendosje ka bërë krim duke hedhur zollë në Kuvendin e Kosovës, dhe se kjo organizatë ka shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës. ”Vetëvendosje është më terroriste se Lista Serbe”. ”A e dini këtë? Po-po. Është më terroriste. E ka gjuajt me zollë kuvendin midis Prishtinës. A e shpallim tash krejt VV-në terroriste? Janë do individë që e kanë bo”. ”Kur e kanë arrestu Albin Kurtin, aty është gjetë armatim potencial enorm për krime. E kjo organizatë është në pushtet sot”. ”Antikushtetues m’thonë. Kush e ka shkelë në këtë vend më shumë se VV-ja kushtetutën? Asnjë parti, as Lista Serbe”. ”Vetëvendosja e ka gjujt me zollë kuvendin. Ma e rrezikshme është Vetëvendosja”.