Shakespeare bënte lutje për trajtim human të refugjatëve NULL NULL 15.03.2016 12:00 15.03.2016 12:00 Skripta e fundit e William Shakespeare, që i ka mbijetuar kohës, në të cilën ai e imagjinon një njeri me autoritet në Britani tëk bën thirrje për trajtim njerëzor të refugjatëve, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova. Dorëshkrimi është njëri nga 390 thesaret që sapo është digjitalizuar. Të tjerat dorëshkrime, janë pjesë që Shakespare i ka shkruar e i kanë ndihmuar ta formësojë imagjinatën e tij. Të gjitha dorëshkrimet e tija do të jenë të gatshme në ekspozitë që nga muaji i ardhshëm në Bibliotekën Britanike. Drama e të famshmit Shakespeare cila s’është realizuar kurrë, e paraqet Sir Thomas si njëri ndër personat që ka sfiduar protestat kundër emigrantëve në Londër. Ky libër është realizuar në një kohë tensionesh, kur një numër protestantësh francezë (Huguenots) kërkonin azil në Londër. Skripta “The Book of Sir Thomas More”, është jashtëzakonisht aktuale në këtë kohë të krizave me emigrantët që po provojnë të hyjnë në Europë. “Skripta ka një retorikë të fuqishme”, ka thënë Zoe Ëilcox, kuratorja e ekspozitës. “Bën thirrje për ndjeshmëri karshi emigrantëve. U kërkon londinezëve që ta vëjnë veten në vend të tyre, dhe të kuptojnë se si do të ishte të ishin të huaj në një vend”.