Shabani: Gjuha ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkaku që Limaj mbështet PDK-në (VIDEO) NULL NULL 26.05.2026 12:54 26.05.2026 12:54 Anita Shabani, jursite Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka konfirmuar se do ta ketë mbështetjen e kreut të Nisma-s, Fatmir Limajt në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Lidhur me këtë, juristja Anita Shabani, në emisionin “Kosova Today” tha se bashkimi i forcave të partive në opozitë, mund të ndryshojë pushtetin aktual, gjë që sipas saj, është rruga e duhur që në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës duhet ta ndjek, transmeton Klankosova.tv. “Në kohën kur PDK ka krijuar një narrativë që ky pushtet është autoritar, edhe ky pushtet është i rrezikshëm, konsideroj që gjëja që do të duhej me bë, do të kishte qenë bashkimi i forcave në mënyrë që ta rrezikonte ose ndryshonte këtë pushtet”, u shpreh Shabani në Klan Kosova. Ndërsa e njëjta shtoi se si shkak kryesor që Limaj mbështet sot PDK-në, sipas saj është gjuha ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.