Ferizaj: Pensioneri ankohet se bashkëshortja që s’di shkrim e lexim s’mundi të votojë (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 07:49 07.06.2026 07:49 Në qendrën e votimit “Tefik Çanga” në Ferizaj ka nisur procesi zgjedhor, ku në terren po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Gentiana Gashi. Gjatë një lidhjeje direkte, një pensionist është shprehur i pakënaqur pasi bashkëshortja e tij, e cila nuk di shkrim e lexim, nuk ka mundur të ushtrojë të drejtën e votës. “Jam i pakënaqur për arsye se bashkëshortja ime s’mund të shfrytëzojë të drejtën e saj ligjore dhe kushtetuese me votu, për të cilën jemi ardh. Si gjithherë kemi ardh me votu me dokument valid, por…e kemi marrë përgjigje se nuk mundet me votu, me i ndihmu askush, sepse kjo s’din shkrim e lexim, sikur çdo herë, por dikush e ka ndihmu me asistu”, tha mes tjerash ai./Klankosova.tv