Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sfida interesante në xhiron e 24-të të elitës së basketbollit

NULL NULL
25.03.2022 16:26
Golden Eagle Ylli, fotoilustrim

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Dritës. Mitrovicasit janë favoritë, pasi kanë 16 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit janë në vendin e fundit me 23 humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Takimi i dytë pritet të jetë më interesant mes Rahovecit dhe Pejës, që u përballen edhe në Ligën Unike në mesjavë, ku fitore shënuan Vreshtarët 86:68.

Në elitën e basketbollit, rahovecasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët 15 fitore e tetë humbje.

Të dielën, do të takohen Golden Eagle Ylli me Prizrenin 16, që po ashtu u sfiduan në Ligën Unike në mesjavë, ku fituan therandasit 68:95.

Skuadra nga Theranda në elitën e basketbollit është lider me 18 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë 13 fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës.

Prishtinasit kanë 11 fitore e 12 humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore e 14 humbje, duke synuar zonën e “Play-off”-it. /Klankosova.tv/

Art Motion Superliga – Java 24

E shtunë

17:00 Trepça – Drita

19:00 Rahoveci – Peja

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Prizreni 16

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

lajme të ngjashme