Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sfida e parë për Prishtinën sonte në Ligën ENBL

NULL NULL
01.10.2025 13:06

Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë për këtë edicion në Ligën ENBL.

“Bardhekaltrit”, do të përballen me norvegjezët e BC Gimle në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00.

Klubi nga kryeqyteti, do t’i zhvillojë katër ndeshje si vendas dhe katër si mysafirë.

Për Prishtinën kjo është hera e dytë që luan në këtë Ligë, ndërkohë që në këtë edicion do të garojë edhe Peja për herë të parë.

Kundërshtarët e KB Prishtinës janë:

BK Opava (Çeki);

Gimle Basket (Norvegji);

Brussels Basketball (Belgjikë);

Slovan Bratislava (Sllovaki);

Tindastoll Saudarkrokur (Islandë);

Keila Coolbet (Estoni);

Manchester Basketball (Britani e Madhe);

Dinamo Zagreb (Kroaci).

lajme të ngjashme