Votat me postë, vetëm edhe 8 kuti mbeten për t’u numëruar, ky është rezultati i fundit NULL NULL 17.06.2026 08:06 17.06.2026 08:06 Vetëm edhe tetë kuti nga votat me postë kanë mbetur për t’u numëruar para se ky proces të përfundojë. Deri më tash, në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar 215 kuti, nga 223 gjithsej, apo 96.41%. Nga këto vota, dukshëm më shumë ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, e cila është votuar 72.97%, apo 57.717 vota. Nga votat me postë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 12.01%, apo 9 mijë e 502 vota. E treat është Partia Demokratike e Kosovës që ka marrë 8.25%, apo 6 mijë e 529 vota. Kurse, e katërta është Aleanca që ka marrë 4.15%, apo 3 mijë e 279 vota. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, që pritet të kryhet në paraditen e sotme, do të nisë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. /Klankosova.tv