Sevilla, “plaçka” e radhës e piratit dardan NULL NULL 24.02.2025 11:41 24.02.2025 11:41 Real Mallorca e Vedat Muriqit sonte është mysafire e Sevillës në ndeshjen e fundit të xhiros së 25-të të La Ligës. Loja emetohet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, nga ora 21:00. Të Kuqtë hyjnë me frymëzimin e marrë nga fitorja 3:1 ndaj Las Palmasit javën e shkuar, e njashtu edhe andaluzianët pasi dërrmuan Valladollidin 0:4 në javën që kaloi. Mallorca ka incentivë shtesë për të ndjekur fitoren në këtë takim pasi kërkon një vend në garat evropiane. Ndeshja e parë mes tyre në këtë kampionat kishte zhgënjyer shikuesit pasi klubet qenë ndarë në paqe, 0:0.