Sesion fotografish i balerinëve NULL NULL 13.09.2015 13:30 13.09.2015 13:30 Matthew Brookes ka kaluar një vit duke punuar me balerinët profesionistë të Shtëpisë së Operës në Paris në mënyrë që të krijojë sesionin e fotografive “Les Danseurs”. Fotografitë janë realizuar gjatë provave, shfaqjeve, si dhe trajnimeve të valltarëve. Brookes i orientoi kërcimtarët për të interpretuar idenë e zogjve që lundrojnë nëpër qiell. Fotografi Brookes është i njohur më mirë për fotografitë në sferën e modës për punën e tij për emra të revistave të njohura si Vanity Fair, Vogue dhe Interview kështu që është interesante të shihet se si ai sjell elemente të modës së lartë në serinë e tij të parë të vetë-iniciuar. Për shkak të asaj se stili i tij është minimalist këto fotografi mund të kalojnë si portrete nga vitet e hershme të fotografisë. Ose, si koreografi francez Marie Agnus Gillot thekson në parathënien e saj për librin me fotografi të Brooke, këta balerinë lehtë mund të kenë qenë model për një skulpturë një shekull më pare, transmeton Klan Kosova. Më poshtë ju sjellim disa nga këto fotografi.