Serena Williams fiton ndeshjen me një kostum interesant NULL NULL 03.09.2018 08:49 03.09.2018 08:49 Tenistja e njohur, Serena Williams, në ndeshjen e parë të hapjes amerikane kundër Magda Linette, kishte vendosur të veshë një fustan të zi që ju përngjante atyre të balerinave. Përkundër kritikave të mëdha që mori për veshjen, ajo e ka fituar ndeshjen kundër tenistes me prejardhje nga Polonia me rezultat 6-4, 6-0, njofton Klan Kosova. Pas ndeshjes kur Williams u pyet nga gazetarët e sportit rreth veshjes së saj, ajo u përgjigj se ”nuk është ndonjë gjë e madhe, Grand Slams kanë të drejtë të bëjnë atë që duan të bëjnë”. ”Unë u ndjeva aq femërore në tutu, e cila është pjesa ime e preferuar. Me të vërtetë e mishëron atë që unë gjithmonë them: se ju mund të jeni e fortë dhe e bukur në të njëjtën kohë” ka shtuar ajo, njofton Klan Kosova.