Serena Williams fiton Australian Open, mposhti motrën NULL NULL 28.01.2017 11:15 28.01.2017 11:15 Me këtë fitore të shtatë në Australian Open dhe titullin e 23 në një garë të madhe, Serena kalon Steffi Grafin, në listën e më të shpërblyerave që nga viti 1968, kur edhe filloi “Epoka Open” e tenisit. Serena Williams ka mposhtur me rezultat 2-0 në senete, 6-4, 6-4, motrën e saj Venus Williams në finale të Australian Open dhe kështu i ka siguruar vetës titullin e 23 në një garë të madhe, njofton Klan Kosova. Serena bëhet lojtarja e parë që ka fituar Australian Open pa e humbur as një set, që kur të njëjtën gjë e pati bërë Maria Sharapova në vitin 2008. Serena me këtë fitore forcon rekordin e saj duke fituar 10 trofe në gara të mëdha pasi që ka mbushur 30 vjet (tani 35 vjeçare), qysh prejse ka filluar në tenis “Epoka Open”. “Dua që në këtë moment të falënderoj dhe uroj Venusin, ajo është një person i mahnitshëm”, ka thënë 23 herë kampionja. “Nuk ka shanse që do të fitoja ndonjë herë 23 tituj të madhej po të mos ishte ajo, nuk ka shanse se do të fitoja asnjë pa të, madje s’ka shanse se do isha dikush në jetë po të mos ishte ajo. Ajo është arsyeja e vetme pse sot ekzistojnë ‘Motrat Williams’. Definitivisht besoj se ajo do të qëndrojë këtu përsëri vitin e ardhshëm. S’më pëlqen të them se do të kthehet, pasi ajo s’është larguar asnjëherë”. As Venus, 36 vjeçare, nuk la pa e falënderuar motrën e saj të vogël. “Kam qenë këtu me ty, disa nga lojërat i kam humbur pikërisht kundër teje, por jam jashtëzakonisht krenare për ty, ti je bota për mua”. Me këtë fitore Serena kthehet në vendin e parë në ranglistën e tenisteve më të mira të botës, ndërsa Venus ngjitet në vendin e 11. klankosova.tv