“Serbëve po u pengon flamuri kuqezi” / Kush e shkuli flamurin te varrezat e dëshmorëve? (VIDEO) NULL NULL nga Bleona Thaqi 18.06.2025 19:33 nga Bleona Thaqi 18.06.2025 19:33 Flamuri kuqezi, i cili qëndron në varrezat e dëshmorëve të Pejës, dikujt po ia zë rrugën. Në varrezat e Lagjes Dardania 3 të qytetit të Pejës, vend ky në të cilin prehen trupat e 7 dëshmorëve dhe qindra banorëve të tjerë pejanë, shkeli këmba edhe e dikujt që nuk hyri për homazhe e as për rikujtim të të vdekurve – por për të dëmtuar. Para dy javësh, për herë të tretë brenda tri vjetësh, flamurin e shqeu dhe ia zhduku gjurmët totalisht dikush i panjohur, raporton Kiks Kosova. Brahim Komoni, i cili është familjar i disa të rënëve në luftë që prehen në varrezat në fjalë, thotë që për herën e fundit kur u dëmtua sërish flamuri kombëtar, u njoftua nga një komshi i tij. E kjo madje nuk ishte më risi për të, ngase dëmtimet u bënë të shpeshta. Jo vetëm flamurin, por herën e parë kur ndodhi rasti, kryerësi i veprës e kishte larguar komplet shtyllën metalike ku ishte i vendosur flamuri andaj Komoni u detyrua ta zëvendësojë me komplet një shtyllë të re. Pas kësaj, as policinë Komoni nuk la pa e informuar, ndonëse thotë që identifikimi i fajtorit ende nuk është bërë. Por kujt po i pengon flamuri kuqezi? Sipas Komonit, afër Lagjes Dardania 3, është fshati Gorozhdec, kryesisht i banuar nga serbët, dhe ka mundësi që dikush nga banorët atje mund të jetë fajtori. Kjo ngase sipas tij, është e pabesueshme që shqiptarët mund ta kenë prekur. Detajet tjera i gjeni në kronikën në vijim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 5 orë më parë