Senegali braktis finalen e Kupës së Afrikës pasi Marokut i akordohet penalti në minutën e fundit NULL NULL 18.01.2026 22:07 18.01.2026 22:07 Senegali nuk e ka pranuar vendimin e gjyqtarit Jean-Jacques Ndala i cili akordoi penalti në të mirë të Marokut në minutën e 98-të të takimit në finalen e Kupës së Afrikës. Ata kanë vendosur të mos e vazhdojnë ndeshjen si protestë ndaj këtij vendimi. Sidoqoftë, një pjesë e lojtarëve janë ende në fushë dhe asgjë nuk duket definitive.