Selmani: Uroj që presidenti të zgjedhet në parlament (VIDEO) NULL NULL 08.05.2024 18:13 08.05.2024 18:13 Uroj që presidenti i Maqedonisë së Veriut të zgjedhet në parlament Në Maqedoninë e Veriut po mbahen dy palë zgjedhje, rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare. Analisti i çështjeve zgjedhore, Sefer Selmani, tha në Info Magazine në Klan Kosova se ekziston një shenjë bojkoti, ku presidenti duhet të zgjidhet në Kuvend. “Përmbysja e votës mes zotërit Pendarovski dhe zonjës Davkova, është thuajse i pamundshëm. Për t’ia pamundësuar zonjës Davkova, ta kap presidencën, e vetmja formë ka qenë bojkoti. Dhe unë uroj që procesi i zgjedhjeve presidenciale të dështojnë dhe kështu të arsyetohet nevoja e zgjedhjes së presidentit në Parlament”, tha ai. Në këtë rund të zgjedhjeve presidenciale garojnë, kandidatja e VMRO-DMNE Gordana Silanovska-Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovcki.