Sekuestrohet një pistoletë dhe një kuti me municion në rrugën Pejë-Rugovë NULL NULL 26.12.2024 10:09 26.12.2024 10:09 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Një pistoletë me 10 fishekë dhe një kuti me 40 fishekë janë sekuestruar mëngjesin e djeshëm nga policia në rrugën Pejë-Rugovë, udhëkryqi Milishec, pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti me targa vendore. Sipas policisë, i dyshuari kishte vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari dhe jo për armëmbajtje, transmeton Klankosova.tv. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.