Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikuara në Ferizaj

NULL NULL
10.02.2026 19:14

Në kuadër të një kontrolli doganor në Ferizaj, Dogana e Kosovës ka sekuestruar 1,920 palë mbathje sportive të markës NIKE dhe 330 palë të markës ADIDAS, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlera e mallit të sekuestruar është 24,300 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore vlerësohen në 7,241.40 euro, transmeton Klankosova.tv

Subjekti ka pranuar se mallrat janë falsifikate dhe është pajtuar që ato të asgjësohen.

“Përfaqësuesi i subjektit ka pranuar se mallrat e sekuestruara janë produkte të falsifikuara dhe është pajtuar që ato të asgjësohen, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Malli i sekuestruar është transportuar nën masa sigurie në objektet doganore dhe është dorëzuar për ruajtje zyrtare”, shkruhet në njoftimin e doganës.

lajme të ngjashme