Sekuestrimi i 500 mijë eurove në Portin e Durrësit, jepet masa për të ndaluarit NULL NULL 25.10.2022 11:12 25.10.2022 11:12 Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 3 të ndaluarit, të cilët kërkonin të kalonin shumën e padeklaruar prej 500 000 eurosh në Portin e Durrësit. “Arrest me burg” është vendosur për shoferin Elidon Çela, ndërkohë që në gjendje të lirë do të hetohen dy shoqëruesit e tij. Ditën e djeshme, në dëshminë e tij, Çela tha se “paratë i përkasin biznesit të familjes sonë, sepse kemi vite që operojmë në fushën e transportit”. Ai pretendon se këtë shumë e ka deklaruar në Portin e Barit, ndërsa nga ana e grupit hetimor janë kërkuar të dhëna edhe nga autoritetet doganore të shtetit fqinj./A2