Sekretet e lashta japoneze për të qenë në formë dhe jetuar mirë NULL NULL 05.05.2017 17:30 05.05.2017 17:30 Përveç këshillave ndërkombëtare të mjekësisë, çdo vend ka kulturën e tij të të ushqyerit e jetuarit. Japonia është e famshme për shëndetin e mirë të popullsisë së saj dhe formën fizike. Ushqimi i shëndetshëm është një nga arsyet kryesore. Siç mund ta keni parë edhe vetë në vitet e fundit që restorantet me këtë kuzhinë janë hapur edhe në Shqipëri, yndyra thuajse mungon në gatime, shkruan Living. Mirëpo, nuk është vetëm ky sekreti i japonezëve që janë të hollë dhe të shëndetshëm. Ja cilat janë katër prej tyre: 1. Nëse ha si një sumo, do të dukesh si një sumo 2. Ushqimi i pa përpunuar është burimi i energjisë dhe jetës. Secili në kohën e tij; çdo stinë ka ushqimet e veta për të cilat toka nuk sforcohet t’i prodhojë. Zgjidhni vetëm ato! 3. Çdo lloj pije, gjatë vakteve, është e panevojshme. Në Japoni besojnë se çdo lloj pije vështirëson tretjen e ushqimit. 4. Një banjë e ngrohtë të zgjat jetën!